Secondary Adv

Zgjedhjet presidenciale ruse do mbahen me 17 mars

Rusia caktoi 17 marsin 2024, si datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

 

Duke i hapur rrugën një fushate në të cilën Vladimir Putin pritet gjerësisht të kërkojë një mandat të pestë.

 

Dhoma e lartë e parlamentit konfirmoi njëzëri datën e zgjedhjeve gjatë një seance më 7 dhjetor, me Rusinë të përfshirë në luftën e saj në Ukrainë dhe ekonominë e saj nën sanksione të pashembullta ndërkombëtare mbi pushtimin e shkurtit 2022 që urdhëroi Putin, raportojnë mediat e huaja.

 

Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, megjithëse pritet shumë që të marrë pjesë.

 

Pas ndryshimit të kushtetutës për t'i lejuar vetes dy mandate të tjera, ai mund të kërkojë edhe gjashtë vite të tjera si president në vitin 2030.

 

Deri më tani për të kandiduar kundër Putinit nuk është paraqitur asnjë sfidues serioz./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat