Secondary Adv

Lehtesi per bizneset, Certifikatat e origjines do leshohen ne menyre elektronike

Shqipëria voton Konventën Rajonale mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale Pan–Euro- Mediteriane.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli përfaqëson Shqipërinë në takimin e BE-së mbi thjeshtimin e procedurave për rregullat e origjinës.

 

Doganat Shqiptare kanë mundësuar një tjetër lehtësi për biznesin.

 

Me ftesë të Komisionit Evropian, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z. Genti Gazheli morri pjesë sot në Takimin e Komitetit të Përbashkët mbi Rregullat e Origjinës Preferenciale Pan–Euro- Mediteriane (PEM) në Bruksel.

 

Sipas Koventës së votuar sot, nga data 1 janar 2025 certifikata e origjinës së mallrave do të lëshohet në mënyrë elektronike me nënshkrim digital duke reduktuar kohën dhe kostot për bizneset mbi origjinën e mallrave si në import ashtu dhe në eksport, sipas njoftimit zyrtar të Doganave.

 

Përdorimi i certifikatës elektronike të originës do të lehtësojë bizneset në eksportet dhe importet drejt/nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, vendet e EFTA, vendet e CEFTA, Turqia, Ukraina, Gjerogjia dhe vendet e Paktit të Barcelonës.

 

Deri më tani certifikatat e qarkullimit për qëllime të origjinës preferenciale duhjet të paraqiteshin të nënshkruara dhe vulë ndërkohë që me votimin e sotëm procesi do të jetë elektronik dhe do të lehtësojë biznesin në tregtinë me jashtë, si në eksport ashtu dhe në import.

 

Nevoja e përdorimit të certifikatave elektronike lindi në vitin 2020, si rrjedhojë e pamundësisë që ndeshin partnerët tregtarë për të ofruar pasi kontaktet midis administratave doganore dhe operatorëve ekonomikë në këto vende ishin pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19.

 

Si palë kontraktuese në Konventën PEM, Shqipëria ka qënë pjesë e diskutimeve dhe negociatave 10-vjeçare për ndryshimin dhe përmirësimin e rregullave të origjinës preferenciale për arritjen e objektivave për thjeshtëzimin e tyre me qëllim rritjen e përfitimeve tregtare nga palët e Konventës.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/certifikatat-e-origjines-do-te-leshohen-ne-menyre-elektronike-me-nenshkrim-dixhital/)


Më të lexuarat