Secondary Adv

80 mln USD kredi per mbetjet, ne fokus bashkite e pellgut te lumit Vjosa

Banka Botërore ka miratuar projektin “Mjedisi i pastër dhe i qendrueshëm për dete blu” për Shqipërinë.

 

Projekti me vlerë prej 80 milionë dollarësh, që do të trajtojë ndotjet në brezin bregdetar jugperëndimor të vendit.

 

Ndërkohë që, ky projekt synon Zonën e Mbetjeve nga Jugu i Vlorës në Gjirokaster si dhe lumin Vjosa, i fundit lumë me rrjedhje të lirë në Evropë, duke përmirësuar menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe reduktuar ndotjen e ujit.

 

Sipas Bankës Botërore, investimi i tij do të përmirësojë menaxhimin e mbetjeve, nga grumbullimi në riciklim, në bashkitë e pellgut të lumit Vjosa. Vlerësohet se janë 138.800 banorë të bashkive:

 

Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj dhe Selenicë, që do të përfitojnë drejtpërdrejt nga shërbime më të mira të menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe kanalizimeve të ujërave.

 

Gjithashtu, banka bën me dije se me një vëmendje të shtuar në ruajtjen e pasurive unike natyrore, trashëgimisë kulturore të zonës dhe potencialit turistik me vlerë të lartë, projekti i ri synon ta transformojë këtë rajon në një forcë lëvizëse për rritjen ekonomike lokale, rajonale dhe kombëtare./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat