Secondary Adv

Nderkombetaret D-Marin do te menaxhojne portin turistik te Vlores

Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin.

 

D-Marin është rrjeti prestigjioz i menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për menaxhimin e plotë të shërbimeve në portin turistik të Vlorës.

 

Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe parashikon prezantimin e disa shërbimeve Premium, të njëjta në cilësi dhe standard me marinat më të mira të Mesdheut.

 

D-Marin merr përsipër të  gjitha shërbimet e nevojshme për funksionimin e portit turistik të Vlorës, si ankorimi, furnizimi me karburant, siguri 24h, mirëmbajtje e mjeteve lundruese,

 

sigurimi i paisjeve portative të marinës duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës si dhe shumë të tjera të cilat do krijojnë një standard të ri për turizmin blu në vend dhe do e pozicionojnë Vlorën si destinacion të rëndësishëm në Mesdhe.

 

Vanova Strakosha, Drejtore e përgjithshme e Vlora Marina në fjalën e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky bashkëpunim vendos standarde të reja në mënyrën e menaxhimit të marinave si dhe ofrimit për herë të parë të shërbimeve ekskluzive në Shqipëri.

 

Për D-Marin kjo marrëveshje është  një përmbushje e kërkesës që vendi ka, për të sjellë koncepte të reja dhe për të ofruar më të mirën si për klientët e Marinës ashtu edhe për komunitetin.

 

Për ndërtimin e portit turistik kompania Vlora Marina do të investojë rreth 35 milion euro. Marina do të përmbajë 438 vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte, me gjatësi deri në 50 metra.

 

Marina, apo porti turistik i Vlorës, është një koncesion 35 vjeçar që parashikon transformimin e portit të vjetër industrial në një marinë turistike sipas strategjisë së shtetit shqiptar për zhvillimin e turizmit.

 

Koncesioni parashikon ndërtimin, menaxhimin për një afat kohor 35 vjeçar dhe më tej kalimin e portit turistik te shteti.

 

Sipas parashikimeve të kryera, vlera e marinës në momentin që do i dorëzohet shtetit shqiptar do jetë rreth 100 milion euro.Kjo është marrëveshja e rradhës e rëndësishme që Vlora Marina nënshkruan në pak kohë.

 

Më herët është nënshkruar marrëveshje me rrjetin prestigjioz Marriot, një marrëveshje që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri konceptin e apartamenteve të branduara dhe hotelin me 5*, Vlora Marriot Hotel./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat