Secondary Adv

Mete: Paga mesatare 900 euro ne gjysmen e pare te 2024, mbeshtetje per shtresat vulnerabel

Vitin tjetër qeveria pritet tē avancojë në mënyrë domethënëse me reformën e rritjes së pagave.

 

Duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik.

 

Lajmin e bëri tē ditur ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, në fjalën nē kongresin e Partisë Socialiste.

 

Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe presim që kjo reformë domethënëse të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat, tha ai.

 

Ministri theksoi se ne nuk e konsiderojmë këtë si pikëmbërritje, apo destinacioni final, por si një stacion, nga i cili duam të avancojmë më tej, për të pasur një nga pagat më konkurruese në rajon.

 

Në të njëjtën kohë,  shtoi ai, kemi indeksuar pensionet në një total prej 250 milionë euro vitet e fundit dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë të brenda këtij viti për pensionistët.

 

Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti, ashtu siç jemi të angazhuar në një diskutim të thelluar si mes nesh ashtu edhe me partnerët,

 

Bankën Botërore dhe FMN për një reformë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi sepse kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë, tha Mete.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/pakete-tjeter-mbeshtetjeje-per-shtresat-vulnerabel-paga-mesatare-900-euro-ne-gjysmen-e-pare-te-2024/)


Më të lexuarat