Secondary Adv

Deshton rezoluta e Keshillit te Sigurimit te OKB per armepushimin ne Gaza

Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të kërkuar një armëpushim në Gaza ka dështuar për shkak të vetos së vënë nga SHBA.

 

Një mbledhje urgjente e këshillit u thirr pasi sekretari i përgjithshëm i tij, Antonio Guterres, thirri nenin 99 të Kartës së OKB-së për herë të parë që nga viti 1971.

 

Nga komiteti 15 anëtarësh, 13 votuan për të mbështetur thirrjen, por SHBA e bllokoi atë ndërsa Mbretëria e Bashkuar abstenoi.

 

Guterres paralajmëroi se Gaza ishte në “pikë të thyer” dhe njerëzit e dëshpëruar janë në rrezik serioz nga uria.

 

Ai shtoi se OKB-ja beson se kjo do të rezultojë në “një prishje të plotë të rendit publik dhe rritje të presionit për zhvendosje masive në Egjipt”.

 

Megjithatë, SHBA e kishte bërë të qartë se ishte kundër një armëpushimi në rajon, duke paralajmëruar se do ta linte Hamasin në krye të territorit që mbante ende më shumë se 100 pengje.

 

Zëvendës ambasadori Robert Ëood tha se SHBA-ja nuk beson se kjo do të çojë në “paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri”, sepse Hamasi do të mbetet në krye.

 

Ai tha se një armëpushim do të “mbillte farën për luftën e ardhshme… sepse Hamasi nuk ka dëshirë të shohë paqe të qëndrueshme, të shohë një zgjidhje me dy shtete”./Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat