Secondary Adv

Shkembim studentesh Shqiperi - Kosove, ministrja e Arsimit: 30 bursa ne vit

Miratohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

 

Kjo marrëveshje mes dy vendeve pritet të thellojë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e arsimit të lartë, përfshirë këtu edhe kërkimin shkencor.

 

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiliu tha se risi në këtë marrëveshje janë bursat që do të jepen nga dy vendet për 30 studentë në vit.

 

Po ashtu, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje lehtëson procedurat për njohjen reciproke të certifikatave dhe diplomave, duke i dhënë studentëve dhe profesionistëve mundësinë për të ndërtuar karrierën dhe për të ndarë njohuritë në një spektër më të gjerë gjeografik.

 

"Përcakton një seri bashkëpunimesh me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe vendit tonë. Do thellohet bashkëpunimi në fushën e kërkimit të lartë.

 

Thellimi i bashkëpunimit, ndarja dhe shkëmbimi i informacionit do jetë një tjetër komponent që do zhvillohet, Një risi është programi i lëvizshmërisë se studentëve, ku do mundësohet dhënia e bursave.

 

30 bursa në vit për studentë që duan të studiojnë në Shqipëri në programe të ndryshme, do të ketë një proces vlerësimi që do përcaktojnë kriteret dhe procedurat.

 

Një tjetër komponent është sa i përket njohjes lehtësimit për njohjen e diplomave, gradave dhe titujve shkencor, pritet lehtësimi i procedurave. Mobiliteti i studentëve në të dy vendet është shumë i rëndësishëm.

 

Nëpërmjet granteve që japim, inkurajojmë projekte të përbashkëta studimore, me qëllim që të vijojmë këtë bashkëpunim të suksesshëm”. Marrëveshja pritet të kalojë në Kuvend për t'u ratifikuar.

 

Për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, do të formohen grupe pune të dedikuara që do të monitorojnë progresin dhe do të identifikojnë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit tonë në arritjen e objektivave të përbashkëta./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat