Secondary Adv

Task Forca per ujerat e ndotura, AKUK: Masat ndaj subjekteve deri ne heqjen e licencave

Në prag të sezonit veror 2024, është krijuar Task Forca e dedikuar për kontrollin e menaxhimit të ujërave të ndotura.

 

Me qëllim parandalimin e derdhjes së tyre në det, liqene apo lumenj, një rregullim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

 

Drejtori i agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Klevis Jahaj theksoi se kjo është një ndërhyrje emergjente që duhet bërë për të përmirësuar cilësinë e ujërave larës.

 

“Duke parë të gjithë vëmendjen që ka pasur industria e turizmit, jo vetëm gjatë 2023, por edhe ajo që presim si institucione qendrore gjatë 2024, duhet të kishte një reagim të caktuar në lidhje me këtë proces për shkak të shumë arsyeve, jo ndërtimet,

 

zhvillimi i zonave informale, kanë ndikuar që jo të gjithë subjektet të kenë pasur zgjidhjen në lidhje me këtë proces që ndikon në cilësinë e ujërave larës por edhe në ambientin përreth.

 

Kështu që ishte shumë e rëndësishme ndërmarrja e këtyre masave, e këtij akti ligjor, që i detyron subjektet që të bëjnë investime në impiantet për një afat deri në 90 ditë nga hyrja në fuqi. Pas këtij afati që subjektet kanë, Task Forca parashikon penalitete”, u shpreh ai.

 

Adelina Farrici, Drejtuese e Shoqatës për Autonomi Vendore, tha se nisma është përshëndetur nga të gjitha bashkitë dhe është e domosdoshme për të zhvilluar më shumë turizmin.

 

“Kjo është një nismë shumë e mirë, e përshëndetur nga të gjithë bashkitë se indihmon në punën e tyre pasi pjesa e menaxhimit të territorit, e mbrojtjes së ambientit është një nga funksionet e bashkive.

 

Kjo është një nismë për t’u përshëndetur edhe për pjesën që po merr zhvillimi i turizmit dhe barrën që kanë bashkitë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve në funksion të tërheqjes së turistëve.

 

Një nga pikat kyçe që është evidentuar në vazhdimësi ka qenë ndotja e ujërave të lumenjve, liqeneve dhe ndotja e ambientit, kështu që mendoj se erdhi si masë e nevojshme dhe e domosdoshme.

 

Jo që nuk ka pasur mundësi, hapësirat ligjore ishte që mund të penalizoheshin edhe më përpara, por gjithsesi ishte pak e shpërndarë.

 

Ishin shumë institucione që merreshin me këtë gjë kështu që bërja e një drafti ligjor dhe përcaktimi saktë i rregullores me të cilën do të operojë kjo Task Forcë edhe për ndërgjegjësimin qytetar dhe të bizneseve.

 

Kjo mendoj se do të shkojë edhe në të mirën e bizneseve. Ndoshta në fillim kërkon një investim por në vijimësi si investime afatgjatë do të ketë rritje të numrit të turistëve, të investimeve të tyre.”, u shpreh Farrici.

 

Sa i përket penaliteteve, Jahaj tha se mund të arrijnë deri në heqjen e licensës.

 

“Afati që parashikohet në aktin normativ është 90 ditë për të bërë instalimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura. Është shoqëruar edhe me një rregullore që parashikon jo vetmë tek për impantet por edhe kapacitetet përkatëse, normat e lejuara të ciklit dhe mbylljen.

 

Në të kundërt asnjë investim s’do të arrinte qëllimin e vet dhe për këtë arsye e kemi shoqëruar për të specifikuar më mirë llojin e teknologjisë dhe cçfarë impiantesh duhet të përdorin subjektet.

 

Pas këtyre 90 ditëve, Task forca për të monitoruar zbatueshmërinë ka të drejtën e marrjes së masave administrative. Nëse instalimi është brenda rregullores së caktuar, gjobat variojnë me parimin ndotësi më i madh paguan më shumë.

 

Janë kategorizuar në këtë mënyrë për të gjithë subjektet. Pas masës së parë administrative, ka një afat përsëri 60 ditor dhe nëse kalohet, aplikohet nga Task Forca dyfishi i masës administrative që mund të jetë vendosur radhën e parë.

 

Në mbyllje të sezonit turistik, lind e drejta që për këto subjekte që janë penalizuar duke kaluar këto afate, atëherë propozon edhe heqjen e licencës për këto subjekte.

 

Ka zero tolerancë në kuptimin e investimit dhe kryerjen e këtij procesi. Synimi është që nëpërmjet këtij akti logjor të arrijmë standartin në rajon, të 95 përqind të ujërave larës.

 

Gjoba mund të variojë nga 15 mijë euro deri në 30 mijë euro për resortet me njësi akomoduese më të mëdha që kane erdhe ndotje më të mëdha.”, shtoi Jahaj./abcnews.al


Më të lexuarat