Secondary Adv

Alarmi per ndryshimet klimatike, shkurti i ketij viti me i nxehti ne histori

Muaji shkurt i këtij viti mund të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori.

 

Sipas 3 shkencetarëve, temperatura mesatare globale në shkurt 2024 pritet të jetë më e  ngrohta e regjistruar ndonjëherë për këtë muaj për shkak të ndryshimeve klimatike dhe fenomenit El Nino.

 

Me lulet që kanë lulëzuar më herët në vende nga Meksika në Japoni, shpatet e maleve në Europë që nuk janë më të mbuluara nga bora dhe temperaturat që kanë shkuar deri në 38 gradë Celsius në Teksas.

 

Nëse të dhënat konfirmohen, shkurti do të jetë muaji i nëntë radhazi në të cilin është thyer rekordi global i temperaturës së lartë, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA).

 

NOAA do të publikojë të dhënat e saj përfundimtare për muajin shkurt rreth datës 14 mars.

 

Në hemisferën veriore, temperaturat e larta rekord nënkuptojnë se “pranvera po vjen më herët “, shpjegoi javën e kaluar shkencëtarja e NOAA Karin Gleason.

 

Nxehtësia e shkaktuar nga ngrohja globale po prish ekosistemet, duke kontribuar në shkrirjen e akullnajave, duke ngritur nivelin e detit dhe duke shkaktuar ngjarje ekstreme të motit.

 

Valët e të nxehtit goditën Argjentinën, Perunë, Brazilin dhe Kilin në shkurt, ndërsa temperaturat e larta kontribuan në përhapjen e zjarreve në Santiago që vranë të paktën 133 njerëz./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat