![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
7 vende europiane leter BE: Mbeshtesim Planin e ri te Rritjes, Ballkani ne BE
Shtatë vende i janë drejtuar me një letër Bashkimit Evropian duke kërkuar integrimin sa më të shpejtë në union të Ballkanit Perëndimor.
Letra që i drejtohet krerëve të institucioneve të unionit, mban firmën e ministrave të Jashtëm të Italisë, Çekisë, Austrisë, Kroacisë, Sllokavisë, Sllovenisë dhe Greqisë.
Greqia duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj rrugës evropiane të Shqipërisë, të cilën ka kërcënuar se do ta bllokojë nëse nuk zgjidhet çështje ‘Beleri’.
Në letër, thuhet se ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe se “një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranmin e tyre është më urgjente se kurrë”.
Ata theksojnë gjithashtu se mirëpresin edhe planin e ri të rritjes, samit që u mbajt të enjten në Tiranë.
“Prandaj, ne bëjmë thirrje për angazhimin tuaj personal për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për “Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor” përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
Koha është thelbësore. Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.”, thuhet mes të tjerash në letër.
Letra e plotë:
Të nderuar Presidentë/Të nderuar kolegë,
Në konkluzionet e tij të 14-15 dhjetorit 2023, Këshilli Evropian ripohoi angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre, duke përfshirë avancimin e integrimit gradual midis Bashkimit Evropian dhe Rajonit.
Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Këshilli miratoi Deklaratën e Selanikut. Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë.
Në këtë kontekst, ne mirëpresim dhe mbështesim Planin e ri të Rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky plan ofron një mundësi konkrete për ta afruar rajonin me tregun e vetëm të BE-së, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe për të përshpejtuar reformat themelore.
Nëse zbatohet me sukses, ai do të kontribuojë në nxitjen e konvergjencës socio-ekonomike, duke trajtuar ikjen e trurit nga rajoni, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij dhe duke mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, siç nënvizohet në deklaratën e tyre të përbashkët të datës 22 janar 2024, kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për objektivat e Planit të Rritjes dhe gatishmërinë e tyre për ta zbatuar atë.
Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ky ishte edhe përfundimi i përbashkët i takimit të Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” me partnerët e Ballkanit Perëndimor në Romë më 5 shkurt 2024.
Prandaj, ne bëjmë thirrje për angazhimin tuaj personal për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për “Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor” përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
Koha është thelbësore. Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.
Sinqerisht,
Antonio Tajani
Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane
Jan Lipavský
Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke
Alexander Schallenberg
Ministër Federal për Evropën dhe Çështjet ndërkombëtare të Republikës së Austrisë
Gordan Grliq Radman
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë
Juraj Blanar
Ministër i Ceshtjeve me Jashtë dhe Evropiane i Republikës së Sllovakisë.
George Gerapetritis
Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Greke
Tanja Fajon
Ministër i Çështjeve me Jashtë dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë
/abcnews.al
Më të lexuarat
![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
![Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona](images/news/dosjet e pronave shpronesime hekurusha.jpg)
![Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve](images/news/akciza karburante hiqet kostoja tarifa.jpg)
![Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro](images/news/mareveshja grant be vore hani hotit.jpg)
![Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore](images/news/hidrogjen itali korridori europe mesdhe.jpg)
![Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi](images/news/klima biznesit gjermani perkeqesim.jpg)
![Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret](images/news/subvencione shqiperi nis financimi blektori bujqesi.jpg)
![Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh](images/news/autostradat gjermani ndryshim tarifa cmime.jpg)
![Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor](images/news/plani buxhetor suficit qeveria.jpg)
![Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit](images/news/akshi biznese aplikime afate procedura.jpg)