Secondary Adv

Rama ne Azerbajxhan: Plan per ndertimin e nje qendre gazi ne Vlore

Gjatë fjalës së tij si i ftuar nderi në samitin e 10 të Korridorit të Gazit në Baku, kryeministri Rama foli për projekte të përbashkëta në këtë fushë. 

 

Sipas tij, tani është gati studimi gazifikimit të zonës së Korçës, si dhe ai për tubin lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës.

 

Nga Azerbajxhani, ku ndodhet si i ftuar nderi i presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, kryeministri Edi Rama, foli për projekte të përbashkëta në këtë fushë. Kreu i qeverisë bëri të ditur se tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri.

 

Po ashtu Rama nënvizoi se është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës dhe se ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.

 

Shqipëria dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë më tej projekte në interes të përbashkët, në rrugën e një miqësie e partneriteti që vetëm do të forcohet në çdo hap', nënvizoi Rama.

 

‘Kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë është shndërruar në një urë të bashkëpunimit intensiv me një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron.

 

Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë që gjelbër. Sot jemi dëshmitar se korridori i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt.

 

Korridori jugor i gazit do të mbetet një nga korridoret më të sigurta. Me axhendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne jemi të pozicionuar startegjikisht në rrugën e gazsjellësit trans-adriatik.

 

Ne do orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Ajo që ne po bëjmë është do e diversfikojmë në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme janë thelbësore. Po përpiqemi të ecim para për gazfikimin e vendit.

 

Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë.’- tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat