Secondary Adv

Krijohet keshilli i biznesit Shqiperi-Arabi Saudite: Zgjerohet bashkepunimi ekonomik

Krijohet këshilli i përbashkët i biznesit mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, për të rritur shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

 

“Ne do të shikojmë nga afër mundësinë e bashkëpunimit për investim dhe krijimin e partneritetit mes dy vendeve mike. Kemi shprehur gatishmëri për të qenë të pranishëm me investime në Shqipëri.

 

Referuar takimeve ajo që del në pah është rëndësia e investimeve në fushën e turizmit dhe agrikulturës. Jemi duke parë të gjitha hapësirat dhe mundësitë për të investuar në sektor të ndryshëm të Republikës së Shqipërisë”, tha delegacioni saudit.

 

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua në Forumin Ekonomik Shqiptar-Saudit, me pjesëmarrjen e Ambasadës së Arabisë Saudite, ministrave dhe përfaqësues të dhomës së tregtisë së dy vendeve./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat