Secondary Adv

Agjencia per Diasporen ne varesi te Ministrise se Jashtme, si do funksionojne QKD-te

Qeveria ka vendosur të rishikojë disa nene të ligjit “Për diasporën” duke bërë edhe një sërë ndryshimesh sa i takon organeve të lidhura me të.

 

Në një projektligj të nxjerrë për konsultim nënvizohet se Agjencia Kombëtare e Diasporës nuk do të jetë më i pavarur por nën varësinë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

 

“Me kalimin e çështjeve të diasporës në fushën e përgjegjësisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me VKM-në nr.81, datë 09.02.2022 “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”,

 

ka lindur nevoja që Agjencia Kombëtare e Diasporës të vendoset nën varësinë e MEPJ, jo vetëm në kryerjen e funksioneve të saj të cilat kërkojnë shkallë të lartë specializimi, por edhe në zbatim të objektivave të kësaj ministrie në politikën e saj ndaj diasporës”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin.

 

I njëjti nënvizon se ky model institucionalizimi i diasporës është një tendencë që po ndiqet nga vende të tjera.

 

“Institucionalizimi i “diplomacisë së diasporës” është një tendencë edhe e vendeve të tjera me diasporë të konsiderueshme, dhe përpjekja për ta përfshirë diasporën në MEPJ,

 

dëshmon rëndësinë që duhet t’i jepet centralizimit të çështjeve të diasporës nën një ombrellë të vetme, përpjekje e cila do të krijojë lehtësi në qasjen koherente të politikave të angazhimit ndaj diasporës,

 

në mbikëqyrjen e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës, si dhe do të mundësojë një kanal të vetëm komunikimi, në vend të atij me shumë drejtime, që kemi pasur deri më tani”.

 

Drafti parasheh krijimin e Qendrave Kulturore të Diasporës (QKD) si një hallkë e re e lidhjes së Shqipërisë me diasporën e saj.

 

Sipas draftit këto qendra do të krijohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, pasi të jetë marrë miratimi i shtetit ku do të hapen qendrat, dhe do të jenë në varësi të Kreut të Misionit diplomatik të akredituar në shtetin ku do të hapet qendra.

 

“Ndër të tjera me ndryshimet e paraqitura në këtë nen, synohet të rregullohet çështja e statusit të Kreut të QKD-së, duke përfshirë këtu rregullimin edhe për rastet kur Kreu i QKD-së,

 

vjen nga diaspora, pra është shtetas i shtetit ku është e hapur QKD-ja, dhe si i tillë nuk do të ketë të njëjtin trajtim në privilegje dhe imunitete si diplomati”, thuhet në relacion.

 

Burimi; Monitor https://www.monitor.al/plani-per-diasporen-agjencia-ne-varesi-te-ministrise-se-jashtme-si-do-funksionojne-qkd-te/


Më të lexuarat