Secondary Adv

577 mije udhetare ne Rinas ne shkurt, rritje prej 69 per qind nga viti i kaluar

Numri i vizitorëve në vendin tonë brenda muajit shkurt është rritur me 69% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

 

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’ shkruan se në muajin shkurt 577.515 persona kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

 

Ndërsa duke marrë në analizë shifrat nga nisja e vitit 2024, kryeministri shkruan se nga janari, mbi 1.2 milionë persona hynë në vend duke shënuar një rritje prej 59% krahasuar me vitin e kaluar.

 

Më tej kreu i qeverisë fton udhëtarët që të zgjedhin Shqipërinë për të shijuar peisazhet magjepsëse duke theksuar se mund të marrin më shumë informacion në stendën shqiptare në Berlin.

 

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme! Në shkurt 2024, ne mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat shkruan në 1,202,785  persona, duke shënuar një rritje 59%!

 

Bukuritë e Shqipërisë u thërrasin – ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po fluturojnë në rrugën tonë dhe nëse jeni përreth Berlinit, mos humbisni panairin më të madh të turizmit në Evropë, ku Shqipëria ka një stendë të bukur me shumë informacion” ”- shkruan Rama.

 

Sipas INSTAT hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Janar 2024, ishin 1.030.014.

 

“Ky tregues rezulton me një rritje 23,6 %, krahasuar me Janar 2023.

 

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2024, janë 1.217.684, duke shënuar një rritje me 27,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat