Secondary Adv

Rikthehen reshjet e debores ne vend: ARRSH apel, ja akset problematike

Me uljen e temperaturave disa zona të vendit janë prekur nga reshjet e dëborës. 

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka raportuar për ato akset rrugore, të cilat kanë hasur problematika për shkak të reshjeve të dëborës.

 

“Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Bogë -Theth, Ura e Zapodit-Shishtavec, Bulqizë-Peshkopi dhe Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar”, shkruan ARRSH.

 

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e akseve , që lidhin njësitë administrative me zonat urbane.

 

Po ashtu drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore në zona të thella.

 

“Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje.

 

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore’, shkruan ARRSH./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat