Secondary Adv

Pas Kucoves, rinovohet dhe baza ajrore e Farkes, 778 mln leke investim

Pas inaugurimit të bazës ajrore të Kuçovës si bazë taktike e NATO-s, Shqipëria do të rinovojë një tjetër bazë ajrore, atë të Farkës.

 

Instituti Gjeografik Ushtarak ka shpallur tenderin me fond limit 12 milionë lekë për hartimin e një projekt preventivi që e përshtat bazën ajrore të Farkës me investimet e rej që Shqipëria ka bërë në drejtim të teknologjisë ushtarake.

 

Projekti parashikon rinovimin e kuadrateve që përdoret nga helikopterët për ulje dhe ngritje, rinovimin e rrugëve lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve dhe të sistemit të ndriçimit.

 

Kostoja e përafërt e këtij rinovimi vlerësohet rreth 778 milionë lekë ndërsa sipërfaqja që do të rinovohet është 174 mijë metra katrorë.

 

Gjatë rinovimit, kushtet e reja teknike që do të ketë kjo bazë ajrore duhet të llogariten për akomodimin e helikopterit të tipit më të madh, Chinook; pesha e të cilit arrin në 25 mijë kilogramë.

 

Është pikërisht ky model helikopteri që do të merret si bazë për ndërtimin e shtresave të parkimeve dhe të kuadrateve që helikopterët përdorin për ulje dhe ngritje.

 

Këto helikopterë kanë mbërritur në Shqipëri për operacione të ndryshme, kryesisht për shuarjen e zjarreve gjatë periudhës së verës.

 

Baza ajrore e Farkës ka shërbyer në të shkuarën, sëbashku me bazën e Kuçovës, për operacionet ndërkombëtare gjatë krizave në Ballkan./Burimi: Sacn TV


Më të lexuarat