Secondary Adv

Shqiperia rrit investimet ne mbrojtje, hapet tenderi per Bazen Detare te Pashalimanit

Instituti Gjeografik Ushtarak ka shpallur tenderin për rinovimin e bazës së Pashalimanit në Vlorë.

 

Pas rinovimit të bazës ajrore të Kuçovës dhe projektit të rinovimit të bazës ajrore të Farkës, Shqipëria duket e po avancon më tej edhe më rinovimin e bazave detare.

 

Investimi parashikohet të bëhet gjatë këtij viti dhe do të realizohet me fondet e buxhetit të shtetit, që i janë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Projekti parashikon ndërtimin e Qendrës së Zhytjes, Qendrës Stërvitore dhe grupit të Bordingut, në një sipërfaqe 143 mijë metra katrorë, raporton SCAN.

 

Në këtë pronë është parashikuar që të investohet këto dy vite për ndërtimin e Godinës shumëfunksionale 3 katëshe me sipërfaqe 400 metra katrorë, për qendrën e zhytjes dhe stërvitjes, si dhe për depo armatimi.

 

Kostoja e përafërt e këtij projekti vlerësohet në rreth 80 milionë lekë.

 

Gjatë këtij viti Shqipëria ka rritur ndjeshëm mbështetjen buxhetore për mbrojtjen, duke arritur objektivin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përbën edhe një kusht të NATO-s.

 

Buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për këtë vit është rreth 48 miliardë lekë. Me një rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar./Burimi: SCAN TV


Më të lexuarat