![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
Mbeshtetja per bizneset ne Kosove, prezantohet thirrja publike me vlere 2.5 mln euro
Në vlerë prej 2.5 mln euro janë prezantuar tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.
Ministrja Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, teksa shpalosi prezantimin e këtyre tri thirrjeve, ka theksuar se e gjithë kjo mbështetje synon fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve që kanë shumë potencial.
“Përkrahja dhe fuqizimi i bizneseve tona që janë shtytës kryesorë të zhvillimit dhe transformimit socio-ekonomik dhe mjedisor në vendin tonë, është një nga synimet kryesore të qeverisjes sonë…
Masat që i kemi zhvilluar dhe instrumentet e ndryshme mbështetëse për ndërmarrjet fillestare, mikro, të vogla dhe të mesme, si në rastin konkret sot janë tre grant-skema që po prezantojmë, janë masa në kuadër të planit trevjeçar të politikës industriale,
respektivisht strategjisë ambicioze për zhvillimin e industrisë dhe përkrahjes së bizneseve me vizion të qartë që deri në vitin 2030 ndërmarrjet tona të jenë të integruara globalisht dhe kjo strategji është miratuar në qershor të vitit 2023”.
Hajdari ndërsa ka treguar vlerën e kësaj thirrje publike, ka thënë se do të jetë e hapur deri më datën 19 prill, për të gjithë ata që duan të aplikojnë.
“Vlera e mbështetjes 2.5 milionë euro që po e lansojmë në tri grant-skema, si grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, grant-skemën për certifikimin e produkteve dhe atë për digjitalizimin e bizneseve, të gjitha këto thirrje janë sot të lansuara nga platforma e agjencionit të shoqërisë së informacionit, ASHI,
që nga ora 13:30 dhe do të jenë të hapura deri më datën 19 prill 2024 dhe aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova. Ata që janë të familjarizuar me sistemin, mund të fillojnë me aplikimin që sot”.
Nga vlera prej 2.5 milionë euro, 1.7 do të jenë të dedikuara për grant-skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, 500 mijë euro për grant-skemën për certifikimin e produkteve,
si dhe 300 mijë euro për digjitalizimin e bizneseve, ku kjo e fundit është në bashkëpunim dhe financim me projektin nga mbështetja e Agjencisë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim.
Hajdari ka paralajmëruar se deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht.
“Përkrahja financiare ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar, qoftë përmes rritjes së eksportit, përmes certifikimit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve në tregun vendor, rritjen e investimeve dhe punësimit.
Grant-skemat për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, dhe për certifikimin e produkteve do të mbështesin bizneset nga sektorët e identifikuar në politikën industriale 2030”.
Sektorët prioritarë me potencial janë përpunimi i produkteve ushqimore që janë gjithë këta sektor që do të përkrahen nga këto tri grante.
“Deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për qytetarët tanë”.
Këto tri grant skema janë:
1️⃣ Grant skema për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.
2️⃣ Grant skema për certifikimin e produkteve.
3️⃣ Grant skema për digjitalizimin e bizneseve.
Vlera totale e mbështetjes është 2.5 milionë euro, me shumën në vlerë financiare për secilën skemë, si në vijim:
1.7 milionë euro për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese.
500 mijë euro për certifikimin e produkteve.
300 mijë euro për digjitalizimin e bizneseve, në bashkëpunim me projektin ECIKS dhe me mbështetje nga ADA Austriake./Burim: Monitor https://www.monitor.al/mbeshtetja-per-bizneset-ne-kosove-prezantohet-thirrja-publike-ne-vlere-2-5-milione-euro/
Më të lexuarat
![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
![Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona](images/news/dosjet e pronave shpronesime hekurusha.jpg)
![Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve](images/news/akciza karburante hiqet kostoja tarifa.jpg)
![Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro](images/news/mareveshja grant be vore hani hotit.jpg)
![Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore](images/news/hidrogjen itali korridori europe mesdhe.jpg)
![Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi](images/news/klima biznesit gjermani perkeqesim.jpg)
![Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret](images/news/subvencione shqiperi nis financimi blektori bujqesi.jpg)
![Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh](images/news/autostradat gjermani ndryshim tarifa cmime.jpg)
![Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor](images/news/plani buxhetor suficit qeveria.jpg)
![Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit](images/news/akshi biznese aplikime afate procedura.jpg)