Secondary Adv

Aksi Orikum-Dukat hapet brenda dy javesh

Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre.

 

Gjatë inspektimit të kantierit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se problemeve me shpronësimet në zone janë zgjidhur duke akomoduar përmes bonusit të qirasë edhe banorët në ndërtesa të palegalizuara.

 

Sipas Ministes,  hapja e këtij segmenti do t’i shërbëjë ndjeshëm sezonit veror.

 

Kjo rrugë po ndërtohet përmes një partneriteti public-privat, ndërsa kosto e kontarës arrin në rreth 67.4 mln euro.

 

Gjatësia totale e saj është 14.7 km dhe bën lidhjen me tunelin e Llogarasë, që pritet të hapet për qarkullimin në nisje të këtij sezoni turistik./Burimi: Scan Tv


Më të lexuarat