![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
Banka e Shqiperise bleu nje rekord prej 249 mln euro ne 2023
Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në tregun e brendshëm valutor vitin e kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga banka qendrore, sasia e valutës së blerë është rritur me 75% krahasuar me një vit më parë.
Vetëm gjatë tremujorit të katërt, në këto ankande u blenë gjithsej 66 milionë euro, shumë kjo e përafërt me tremujorin e tretë të vitit.
Ndërkohë, përveç blerjeve të realizuara në ankandet e planifikuara, Banka e Shqipërisë vitin e kaluar ka kryer dy ndërhyrje në treg nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta, me qëllim për të parandaluar çrregullimet në kursin e këmbimit valutor.
Banka e Shqipërisë bleu përkatësisht pesë milionë euro në datë 9 qershor dhe 12.1 milionë euro më datë 20 korrik, ditë kur euro pati prekur nivelin minimal historik në kursin e këmbimit me Lekun.
Duke përfshirë edhe blerjet që patën qëllim të frenonin rënien e mëtejshme të kursit, Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 269.8 milionë euro gjatë vitit 2023.
Sipas kalendarit të ankandeve, për vitin 2024 shuma e blerjeve në tregun valutor pritet të rritej më tej, në intervalin midis 250 dhe 330 milionë eurove.
Për vitin 2024 Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 20 ankande të blerjes së valutës, mes muajve shkurt dhe dhjetor.
Gjysma e ankandeve do të jenë në formën spot (me blerje ditën e ankandit), ndërsa gjysma do të jenë të llojit forward njëmujor (me blerje pas një muaji, sipas kursit të fiksuar në datën e ankandit).
Banka e Shqipërisë në tre Vitet e fundit ka aplikuar ankandet e llojit forward, si një përpjekje për të nxitur përdorimin e këtyre marrëveshjeve edhe në transaksionet ndërbankare dhe mes subjekteve private.
Rritja e blerjeve të valutës nga Banka e Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024 lidhet edhe me forcimin e paprecedent të Lekut në kursin e këmbimit valutor dhe me nevojën për ta frenuar disi këtë forcim.
Gjatë vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek preku minimumin historik prej 100.49 lekësh, ndërsa rënia vjetore arriti në 14%.
Sipas Bankës së Shqipërisë, forcimi i Lekut lidhet sidomos me përmirësimin e ndjeshëm të Bilancit të Pagesave.
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin e kaluar, në vlerën e 191 milionë eurove, me një rënie prej 78% krahasuar me vitin 2022.
Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor në ngushtimin historik të deficitit të llogarisë korrente. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 3.4 miliardë eurove, në rritje me 43% krahasuar me një vit më parë.
Më shumë se gjysma e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022.
Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente.
Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse.
/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/banka-e-shqiperise-bleu-nje-rekord-prej-249-milione-euro-ne-ankandet-valutore-vitin-e-kaluar/)
Më të lexuarat
![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
![Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona](images/news/dosjet e pronave shpronesime hekurusha.jpg)
![Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve](images/news/akciza karburante hiqet kostoja tarifa.jpg)
![Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro](images/news/mareveshja grant be vore hani hotit.jpg)
![Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore](images/news/hidrogjen itali korridori europe mesdhe.jpg)
![Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi](images/news/klima biznesit gjermani perkeqesim.jpg)
![Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret](images/news/subvencione shqiperi nis financimi blektori bujqesi.jpg)
![Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh](images/news/autostradat gjermani ndryshim tarifa cmime.jpg)
![Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor](images/news/plani buxhetor suficit qeveria.jpg)
![Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit](images/news/akshi biznese aplikime afate procedura.jpg)