![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
Ekonomia ngadalesohet ne 2023, nuk ndihmohet nga turizmi
Ekonomia shqiptare është rritur me ritme të ngadalta në 2023, pavarësisht përshpejtimit në gjysmën e dytë të vitit.
Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2023, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 3,44% krahasuar me vitin 2022.
Në krahasim me vitin 2022, kur PBB-ja u rrit me 4.85%, rritja është 1.42 pikë përqindje më e ulët.
Ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe administrata publike kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të rritjes në 2023, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tendencë negative.
Ndërkohë, konsumi nuk u nxit nga viti më i mirë turistik historik, ku vendin e vizituan mbi 10 milionë shtetas të huaj.
Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 2.96% në 2023, nga 7.37% vitin e mëparshëm, duke shënuar nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë.
Madje në gjysmën e dytë të vitit, kur kulmon turizmi, konsumi u rrit me ritme shumë të ngadalta (2.21% në tremujorin e tretë dhe 1.55% në të katërtin).
Ekonomia përshpejtohet në tremujorin e katërt, nga ndërtimi dhe administrata publike, por konsumi në nivelin më të ulët nga pandemia
Ekonomia ka shfaqur shenja përshpejtimi në tremujorin e katërt të vitit duke u rritur me 3.8% me bazë vjetore, sipas të dhënave të INSTAT. Por, rritja ka ardhur nga sektori i ndërtimit dhe administrata publike, që në muajin e fundit të vitit alokoi rreth 40% të fondeve të shpenzimeve kapitale që kishte planifikuar për gjithë vitin.
Në kahun tjetër, konsumi, një element i rëndësishëm i ndikimit në ekonomi është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e katërt, duke reflektuar efektet e emigracionit, si dhe shpërndarjen e pabarabartë të rritjes ekonomike.
Konsumi u rrit me vetëm 1.55% në tremujorin e katërt, nga 2.22% në të tretin, duke qenë në nivelet më të ulëta që nga koha e pandemisë.
Ndërkohë, INSTAT ka rishikuar në rritje edhe treguesin e rritjes ekonomike për tremujorin e tretë, nga 3.46 që ishte në publikimin e mëparshëm, në 3.83% në raportin e fundit. ndërsa tremujori i dytë është rishikuar në ulje, në 3.29, nga 3.38 në publikimin e mëparshëm.
Sipas INSTAT, në rritjen e tremujorit të katërt kanë ndikuar ndërtimi dhe administrata publike.
Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,28 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +1,01 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0.66 pikë përqindje,
Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,58 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,46 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,28 pikë përqindje,
Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,15 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,07 pikë përqindje.
Dy sektorët më të rëndësishëm për ekonominë, bujqësia dhe industria ishin me rënie.
Sipas INSTAT, Negativisht kontribuoi grupi: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,72 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,23 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +0,27 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 3,07%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 2,03%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 10,80%.
Pavarësisht se sezoni turistik është zgjatur, ndikimi i tij në tregti, transport e akomodim ka qenë minimal. INSTAT raportoi se grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 0,38%.
Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,81%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 7,50%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 10,33%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje prej 10,78%.
Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 8,82%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 21,42%.
/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/ekonomia-ngadalesohet-ne-2023-u-rrit-me-3-44-konsumi-ne-nivelet-me-te-uleta-qe-nga-pandemia-nuk-ndihmohet-nga-turizmi/)
Më të lexuarat
![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
![Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona](images/news/dosjet e pronave shpronesime hekurusha.jpg)
![Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve](images/news/akciza karburante hiqet kostoja tarifa.jpg)
![Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro](images/news/mareveshja grant be vore hani hotit.jpg)
![Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore](images/news/hidrogjen itali korridori europe mesdhe.jpg)
![Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi](images/news/klima biznesit gjermani perkeqesim.jpg)
![Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret](images/news/subvencione shqiperi nis financimi blektori bujqesi.jpg)
![Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh](images/news/autostradat gjermani ndryshim tarifa cmime.jpg)
![Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor](images/news/plani buxhetor suficit qeveria.jpg)
![Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit](images/news/akshi biznese aplikime afate procedura.jpg)