Secondary Adv

Greva e sindikatave, vijon edhe sot bllokimi ne pikat kufitare me Greqine

Për shkak të protestës së sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë.

 

Konkretisht në 4 pikat Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë. Që prej ditës së djeshme, por edhe sot, nuk lejohet kalimi për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi.

 

Pra, nëse mjetet apo kamionë nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare. Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojnë lehtësisht./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat