Secondary Adv

Marreveshja me Italine, nis puna per qendren e pritjes ne Portin e Shengjinit

Në Portin e Shëngjinit ka nisur puna për ndërtimin e qendrës për pritjen e emigrantëve, pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë italiane.

 

Report Tv sjell pamjet nga punimet, ku siç shihet është rrethuar zona ku do ndërtohet qendra pritëse. Punëtorë e mjete ndodhen në terren prej dy ditësh, ndërsa përmes këtyre pamjeve dallohet se punimet janë ende në fazën fillestare.

 

Fillimisht është rrethuar vendi i përcaktuar brenda portit për ngritjen e qendrës pritëse, e më pas do të nisë puna për ndërtimin e saj.

 

Investimi po realizohet me fonde të Qeverisë Italiane, e po kështu edhe mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga ata.

 

Sipërfaqja e përcaktuar për ngritjen e qendrës pritëse për refugjatet dhe prezenca e tyre aty nuk do të cenojë punën e portit të Shëngjinit.

 

Krahas qendrës pritëse në Portin e Shëngjinit, punimet kanë nisur edhe në Gjadër të Lezhës, për dy kampet për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes të nënshkruar mes dy vendeve, refugjatët e parë pritet të mbërrijnë në vendin tonë nga 20 maji.

 

Kjo qendër që po ndërtohet në Portin e Shëngjinit, do të shërbejë për pritjen e emigrantëve, ku do të qëndrojnë në karantinë për 48 orë dhe më pas nga aty, ata do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit. 

 

Investimi me vlere 653 milion euro po bëhet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor 2023.

 

Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve. Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat