Secondary Adv

Sistemi Inteligjent i Transportit, Hapet faza e II e tenderit per 214 km rruge

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së Monitorimit të Trafikut.

 

Limiti i fondit kap vlerën 1.257 miliardë lekë dhe është parashikuar që punimet të zgjasin dy vite.

 

Në segmente të caktuara rrugore do të zbatohet Sistemi Inteligjent i Transportit dhe do të ndërtohen 6 stacione të mbledhjes së tarifës së rrugës në Tunelin e Llogarasë.

 

Rreth 213.7 km rrugë të përzgjedhura me prioritet gjeografik për zbatimin e Sistemit Inteligjent të Transportit në këtë fazë të dytë, janë:

 

Milot – Lezhë – Shkodër – Hani i Hotit 76.3 km

Levan – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë 110.8 km

Orikum – Dukat (hyrja në tunel) 14.7 km

Tunel Llogara – Palasë 7.4 km

Palasë – Dhërmi 4.5 km

 

Projekti ka si komponentë kryesorë sistemet, punimet dhe instalimet në rrugë, si dhe sistemet e komunikimit me pikat në rrugë.

 

Instalimet në pikat e kontrollit do të konsistojnë në ndërtimin e urave metalike mbi rrugë, instalimin e pajisjeve të monitorimit si dhe të sinjalistikës, lidhjen e instalimeve me rrjetin elektrik dhe informatik.

 

Mbi urë (në pjesën e poshtme të saj) dhe në kollona betoni në formë piramidale do të vendosen dhe të instalohen kamerat LPR për leximin e targave./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat