Secondary Adv

Tensionet ne Lindjen e Mesme, Irani pritet te godase shume shpejt Izraelin

Një sulm masiv me 100 raketa dhe dronë nga Irani pritet të godasë territorin e Izraelit drejt objektivave ushtarake dhe qeveritare! 

 

Ky është skenari i 24 deri në 48 orët e ardhshme që sipas burimeve amerikane e pret vendin nën hijen e një kërcënimi iranian, për sulmin vdekjeprurës ajror izraelit ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask.

 

Vëzhguesit amerikanë kanë vënë në dukje se Irani po lëviz "asetet ushtarake" përpara një sulmi ndaj Izraelit. Burime të informuara e raportuan këtë për CNN.

 

Ndër armët që vëzhguesit amerikanë kanë parë lëvizjen e Teheranit janë "dronët dhe raketat e lundrimit", raporton transmetuesi amerikan.

 

Sakaq presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim të prerë ndaj Iranit të premten.

 

Gjatë një bisede me gazetarët pas një fjalimi virtual të mbajtur për një aktivitet që zhvillohej në qytetin e Nju Jorkut, presidenti Biden paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime dhe tha se “jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Do ta mbështesim Izraelin.

 

Do të ndihmojmë për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

 

Irani mbështet Hamasin, grupin palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme përfaqësuese në të gjithë rajonin, duke përfshirë disa - si Hezbollahu në Liban - që shpesh kryejnë sulme kundër izraelitëve.

 

Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar "dhjetëra" raketa nga Libani drejt Izraelit. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se rreth 40 raketa dhe dy dronë shpërthyes ishin lëshuar.

 

Nuk u raportua për viktima dhe nuk kishte të dhëna për përfshirje nga aktorë të tjerë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat