Secondary Adv

Bypass-i i Radhimes, gati ne qershor, lehteson ndjeshem trafikun gjate sezonit

Në prag të sezonit turistik ByPass i Radhimës do të hapet për qarkullimin e mjeteve.

 

Ky investim është pjesë e rrugës Vlorë-Orikum, dhe ka një vlerë prej 2 milion eurosh dhe synon të përmirësojë trafikun në një nga akset më problematike kryesisht gjatë sezonit.

 

Kreu i bashkisë së Vlorës tha se në qershor është parashikuar mbyllja e trasesë dhe asfaltimi i një prej korsive.

 

“Baypass-i” parashikon veç trasesë qe do te jete e gjate rreth 2,2 km edhe dy korsi kalimi me gjerësi totale 7 metra dhe trotuar e ndriçim përgjatë gjithë segmentit.

 

Në projekt janë parashikuar dy “Bay pass-e” në krah të rrugës Vlorë-Orikum./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat