![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Lejet e qendrimit per emigrantet ne Greqi, cfare ndryshoi nga 31 marsi 2024
Për Kodin e Rinovuar të Emigracionit, ndryshimet SOS dhe kuadrin e ri ligjor të lejeve të qëndrimit është folur në aktivitetin e fundit të “Komunitetit Shqiptar në Greqi”.
Në aktivitet avokate e nderuar të komunitetit shqiptar në Greqi, ekselente Emi Zaimi, aktivisti e mjeku i mirënjohur, Skerdilajd Agalliu dhe gazetare Ira Londo, koordinatore e aktivitetit,
për rreth 3 orë kanë informuar saktë e me detaje për çdo pikë e ngërç të legjislaturës tepër të ndërlikuar dhe problematike të legalizimit, plot 34 vjet pas arritjes së emigrantëve të parë shqiptarë në Greqi.
Avokate Emi Zaimi nuk ka hezituar të analizojë nenet më SOS për kategoritë ku përfshihen më shumë familje emigrantësh, të referohet me hollësi në esencën e situatës,
duke pasqyruar hapur si funksionon realisht procesi i legalizimit e jo si “fshihet” pas premtimeve bujëse apo dekreteve të komplikuara të publikuara nga Ministria e Emigracionit të Greqisë nga viti i kaluar e deri në muajin mars 2024.
Gjithashtu, ka zhvilluar një diskutim të hapur me të pranishmit, duke ju përgjigjur gjatë pyetjeve të shumta për raste specifike.
Skerdilajd Agalliu ka analizuar nenin e ri 193 të ligjit Ν. 5078/2023, duke prekur çështjen edhe nga një tjetër pikëpamje, se si vërtet do të ndikojë në jetën familjare të emigrantit në rastet kur ecuria e procedurës nuk shkon në mënyrën strikte e të kufizuar të parashikuar në rregullore.
Të tre drejtuesit e panelit kanë transmetuar një sërë informacionesh të rëndësishme duke sqaruar pika “të errëta” të legjislacionit, por duke theksuar vazhdimisht se procesi mbetet të përditësohet pas periudhës festive të Pashkëve Ortodokse, pasi priten qarkore plotësuese për mjaft nene, të cilat do t’i ndjekim me shumë vëmendje.
Me keqardhje është konstatuar sërish shfrytëzimi i paskrupullt i familjeve emigrante si nga avokatë të papërgjegjshëm ashtu edhe nga sekserë të sferave të ndryshme, madje në këtë fazë bëhet fjalë për një numër tepër të lartë,
rreth 40000 emigrantë, që pritet të penalizohen për një akt legalizimi të nxituar e për të cilën as ishin në dijeni, megjithëse e kanë paguar shtrenjtë, rezultat pikërisht i këtij fenomeni të turpshëm.
Në mbyllje të aktivitetit, rinovuam takimin tonë pas Pashkëve Ortodokse e me publikimin e qarkoreve të reja, për një tjetër seancë informimi të gjerë në lidhje me problematikën madhore të Lejeve të Qëndrimit e legalizimit në përgjithësi.
Reformat ligjore të diskutuara në aktivitet
1- Angazhimi i qendrave private për procesin e marrjes së shenjave biometrike (shërben për lirimin e punonjësve duke i’u dhënë kohë për shqyrtimin e dosjeve)
2-Rinovimi i të gjitha lejeve të qëndrimit 10-vjeçar në kategorinë e lejeve 5-vjeçare të statusit të BE-së për banorët afatgjatë, vetëm nëse plotësohet kushti i afatit të lejuar të mungesës (par. 3 i nenit 144 të Kodit të ri të Emigracionit).
3-Shfuqizimi i disa llojeve të lejeve të qëndrimit (qëndrimi i përhershëm i një familjari grek etj.).
4- Shtohet një leje qëndrimi për studentët pas përfundimit të studimeve dhe një leje qëndrimi 10-vjeçare për ata që ishin të mitur të pashoqëruar dhe kanë përfunduar të paktën 3 vite studim si dhe rritje e kohëzgjatjes së lejes së gjeneratës së dytë në 10 vjet me të njëjtën tarifë.
5-Ekzistenca e kontratës së punës është e detyrueshme për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit.
6- Dorëzimi i detyrueshëm i deklaratave tatimore për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të qëndrimit.
7- Domosdoshmëria e siguracionit për të gjithë kohëzgjatjen e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të qëndrimit (neni 2 i Fletores Zyrtare të Përcaktimit të Dokumenteve Mbështetëse për Dhënien/Rinovimin e Lejeve të Qëndrimit – mbetet për t’u parë nëse do të të zbatohet).
8-Neni 20 par.4 për sanksionin për përjashtim 5-vjeçar nga paraqitja e kërkesës për leje qëndrimi.
9- Neni 193 i ligjit 5078/2023 (legalizimi në bazë të 3 vjet qëndrimi)
Qarkorja e parë dhe e dytë, në pritje të qarkores së tretë
a-Kushtet paraprake
b- Procedura e aplikimit
c-Procedura e bashkimit familjar pas pajisjes me leje qëndrimi
d-Problemet
10- Njoftim për shtyp për shtyrjen e afatit të lejeve të qëndrimit:
a-Nga 3 vjet në 5 vjet
b-Nga 5 vjet në 7 vjet/Burimi: Balkanweb
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)