Secondary Adv

Sigurimi i detyrueshem i banesave nga termeti, AMF: Drafti se shpejti gati

Drafti për sigurimin e detyrueshëm të banesave do të jetë gati së shpejti.

 

Gjatë raportimit në kuvend kryetarja e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi tha se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët do të jetë minimale, ndërsa po diskutohet edhe për përfshirjen e kompanive private.

 

Zhvillime pozitive ka pasur gjatë vitit të kaluar edhe tregu i pensioneve private .Numri i anëtarëve arriti në 38 mijë duke pësuar një rritje me gati 18% krahasuar me një vit më parë.

 

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare brenda këtij viti do të nisë edhe zbatimi i skemës bonus-malus për sigurimin e automjeteve në bazë të historikut të aksidenteve.

 

Gjatë vitit 2023,është konstatuar zgjidhja me marrëveshje midis drejtuesve të mjeteve e aksidenteve në mbi 37% të rasteve për dëmet me vlerë deri në 30,000 lekë, duke sjellë njëkohësisht edhe reduktim të dokumenteve për praktikat e dëmeve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat