![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
OKB miraton rezoluten per Srebrenicen, 11 korriku dita nderkombetare e kujtimit
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me 84 vota pro, rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si dita ndërkombëtare kur Përkujtohen Viktimat e Gjenocidit në Srebrenicë.
Gjermania dhe Ruana ishin bashkë-hartuese të kësaj rezolute dhe e prezantuan atë përpara vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në tekstin e kësaj rezolute nuk përmendet Serbia si fajtore. Seanca u hap me Ambasadoren Gjermane në Asamblenë e OKB-së e cila deklaroi se kjo rezolutë nuk shënjestrën Beogradin Zyrtar.
“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha ambasadorja e gjermanisë në OKB, Anjte Leendertse.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se bëhet fjalë për një rezolutë të politizuar që nuk do të ndihmojë rajonin dhe pajtimin e Bosnjë Hercegovinës.
Vuçiç deklaroi se ishte ushtruar presion ndaj shumë vendeve që të votohej pro kësaj rezolute, ndërsa shtoi se është e vështirë që të flasësh pas Gjermanisë.
“Dua të nxjerr disa të pavërteta, Unë jam përkulur para viktimave në Srebrenicë. Është e vështirë të flasësh pas Gjermanisë. Unë kërkoj një përgjigje nga të fuqishmit pse ju duhej të bënit kaq shumë presion mbi vendet anëtare të OKB, pse kërcënuat vendet që nuk donin ta votonin rezolutën.
Shpresoj se sipas rezolutës së vitit 2015 do të dënohen të gjitha gjenocidet, përfshirë gjenocidin e kryer ndaj popullit serb. Ne kemi paguar çmimin më të lartë në Luftën e Dytë Botërore.”, tha Vuçiç.
Në mesin e vendeve që votuan kundër kësaj rezolute ishin Hungaria, Kina, Kuba dhe Azerbajxhani ndërsa Greqia, Sllovakia dhe Qiproja Abstenuan.
Përveç Serbisë e cila votoi kundër nga vendet e Rajonit duke përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, këto 4 shtete votuan pro rezolutës.
Sipas tekstit të miratuar të kësaj Rezolute OKB-ja dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme.
Në tekst po ashtu theksohet rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicës, në mënyrë që ata të varrosen me dinjitet.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi në vitin 2007 se Serbia nuk ishte përgjegjëse për aktin e as bashkëpunëtore, por deklaroi se ajo nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.
Për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë të paktën 8 mijë e 372 burra, dhe për krimet e tjera të kryera në këtë rajon, janë dënuar më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burgim.
Ndërsa në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork votohej për rezolutën që shpall 11 korrikun si dita ndërkombëtare kur Përkujtohen Viktimat e Gjenocidit në Srebrenicë, Qeveria e Republikës Serbska në Bosnje dhe Herzegovinë njoftoi se brenda 30 ditëve do hartojë një marrëveshje për ndarje paqësore të kësaj Republike nga entiteti tjetër i Bosnjës.
Sipas Republikës Sërpsaka ndarja paqësore është e garantuar me Kushtetutë./Burimi: abcnews.al
Më të lexuarat
![Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre Mallrat e akcizes, rekord ne 6 mujor: Me shume karburante, kafe, cigare dhe birre](images/news/mallra akcize zhdoganime rekord gjashte muaj.jpg)
![Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona Treni Tirane-Durres, 193 mln leke per shpronesimet, publikohet lista me 74 prona](images/news/dosjet e pronave shpronesime hekurusha.jpg)
![Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve Prodhimi i pullave fiskale i kalon shtetit, hiqet tarifa per markimin e karburanteve](images/news/akciza karburante hiqet kostoja tarifa.jpg)
![Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro Granti i BE per Vore-Hani i Hotit, nenshkruhet marreveshja 136 mln euro](images/news/mareveshja grant be vore hani hotit.jpg)
![Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore Italia projekt per Korridor Hidrogjeni, transport nga Mesdheu Jugor deri ne Europen Veriore](images/news/hidrogjen itali korridori europe mesdhe.jpg)
![Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi Klima e biznesit ne Gjermani perkeqesohet ne korrik, renia e dyte rradhazi](images/news/klima biznesit gjermani perkeqesim.jpg)
![Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret Skema Kombetare ne bujqesi, nis ndarja e fondeve per fermeret dhe blegtoret](images/news/subvencione shqiperi nis financimi blektori bujqesi.jpg)
![Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh Autostradat ne Kroaci rrisin cmimet e tarifave per here te pare pas 4 vitesh](images/news/autostradat gjermani ndryshim tarifa cmime.jpg)
![Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor Buxheti akumulon 500 mln euro suficit ne qershor, 141 per qind me shume se plani buxhetor](images/news/plani buxhetor suficit qeveria.jpg)
![Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit Sistemi i pagesave online, AKSHI: Aplikimet per nenshkrim dhe certifikaten elektronike brenda afatit](images/news/akshi biznese aplikime afate procedura.jpg)