Secondary Adv

Cmimet e derivateve ne Kosove nder me te lirat ne rajon

Në Kosovë, nafta tregtohet me 1.25 cent deri 1.34 cent, ndërsa benzina 1.30 cent deri 1.35 cent.

 

Shqipëri, nafta 1.86 cent, kurse benzina 1.88 cent, në Serbi, nafta 1.84 cent dhe benzina 1.85 cent.

 

Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pritjeve në rritje që grupi OPEC+, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët do të bien dakord të vazhdojnë shkurtimet vullnetare të furnizimit me naftë bruto në takimin e ardhshëm të grupit më 2 qershor.

 

Nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se kjo mund të ndikoj edhe në çmimet e derivateve në vendin tonë.

 

“Çmimet e derivateve në tregun kosovar përafërsisht sot sillen si vijon: Nafta 1.25 cent deri 1.34 cent, Benzina 1.30 cent deri 1.35 cent. Këto çmime i kemi në treg përafërsisht tërë muajin maj.

 

Sipas informatave nga sot kemi reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC dhe rritje të derivate në BERZ dhe këto rritje kanë reflektim edhe te ne në Kosovë”.

 

Sa i përket çmimit të derivateve në Kosovë, nga kjo shoqatë kanë treguar se për qytetarët do të ishte mirë të jetë çmimi i naftës 1 euro, por që një gjë e tillë nuk varet nga shoqata e as nga qeveria.

 

“Kjo nuk varet nga shoqata e as qeveria sepse çmimin po e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEC”.

 

Shoqatës së Naftëtarëve benë me dije se qytetarët janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut.

 

“Qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë së Veriut ku është më lirë nafta sepse ka akcizën më të ulët për 22 cent, ndërkaq benzina është sikurse tek ne”.

 

Por kjo Shoqatë ka thanë se në disa rajone të Kosovës ka ndryshime të mëdha në çmime.

 

“Me u shit nafta në Gjilan 1.16 e në Prishtinë 1.34 kjo nuk është në rregull. Është treg i lirë po diferencë e madhe. Për neve është një skandal i radhës së ne naftëtarëve po ankohemi se nuk po mbulohemi me 12 cent e tash po shitet derivati 1.16 euro”.

 

Çmimet e derivateve në regjion janë si vijon: Shqipëri, Nafta 1.86 cent kurse Benzina 1.88 cent, në Serbi, Nafta 1.84 cent dhe Benzina 1.85 cent.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/shoqata-e-naftetareve-cmimet-e-derivateve-ne-kosove-me-te-lirat-ne-rajon/)


Më të lexuarat