Secondary Adv

Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave

Partitë e ekstremit të djathtë në Francë, Gjermani, Holandë, Austri performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane.

 

Një votim që do të shohë që balanca e pushtetit të zhvendoset djathtas në parlamentin prej 720 vendesh që ndihmon në formimin dhe miratimin e legjislacionit në të gjithë bllokun. 

 

Rezultatet e para për zgjedhjet europiane tregojnë se partitë e qendrës, liberale dhe socialiste do të ruajnë shumicën në Parlamentin Evropian. Partitë e ekstremit të djathtë në Francë, Gjermani, Holandë, Austri performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane një votim që do të shohë që balanca e pushtetit të zhvendoset djathtas në parlamentin prej 720 vendesh.

 

Votimi i dha një goditje të brendshme udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë, duke ngritur pikëpyetje se si fuqitë e mëdha të Bashkimit Evropian mund të drejtojnë politikën në bllok. Partitë populiste të djathta shënuan në shumë vende rritje të ndjeshme të elektoratit.

 

Në Itali fitoi kryeministrja Meloni, me partinë Fratteli d'Italia më shumë se 29%. Edhe në Austri partia populiste e Lirë, FPÖ doli fituese me 26%. Kurse në Gjermani, partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 15,9% doli forca e dytë politike pas partive të Unionit CDU/CSU me 30%.

 

Në vend të klimës, fushatën për zgjedhjet europiane e përcaktoi migracioni, politika ekonomike dhe siguria.

 

Macron shpall zgjedhjet e parakohshme  

 

Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme.

 

Në një fjalim drejtuar kombit nga pallati presidencial Elysee, presidenti Macron tha se “kam vendosur t'ua kthej zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare përmes votimit. Prandaj po shpërndaj Asamblenë Kombëtare”.

 

Votimet do të zhvillohen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, tha ai. Udhëheqësja e së djathtës së skajshme, Marine Le Pen, mirëpriti vendimin e presidentit Macron.

 

"Ne jemi të gatshëm të marrim pushtetin nëse populli francez na jep besimin në zgjedhjet e ardhshme legjislative. Jemi të gatshëm ta ngremë vendin përsëri në këmbë”, tha Le Pen.

 

Partitë qeverisëse në Gjermani ndëshkohen me votë

 

Partitë qeverisëse jopopullore të Gjermanisë dolën me rezultate të dobëta, ndërsa Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë shënoi rritje. Opozita konservatore kryesore doli ndërkaq forca politike kryesore, sipas anketave të para.

 

Projeksionet treguan se socialdemokratët e qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz fituan rreth 15 për qind të votave, duke u radhitur pas Alternativës për Gjermaninë, (AfD) të ekstremit të djathtë që fitoi pak më shumë se 16 për qind të votave.

 

Anketat treguan se të Gjelbrit, partia e dytë më e madhe në koalicionin e kancelarit Scholz, fitoi 12 për qind të votave, ndryshe 20.5 për qind sa kishte fituar pesë vjet më parë. Mbështetja për Demokratët e Lirë pro biznesit, partia e tretë në qeverinë aktuale doli me 5 për qind.

 

Rezultatet

 

Historikisht, shumica absolute në Parlamentin Europian ka qenë gjithmonë në duart e Partisë Popullore (EPP). Në të gjithë Europën duket se është shënuar një fitore e qartë e aleancës së Partive Popullore Europiane me kandidaten gjermane, Ursula von der Leyen.

 

65 vjeçarja mund të shpresojë për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian, ndërsa tha se do t'i drejtohet Liberalëve dhe Socialistëve për koalicion.

 

Partia Popullore Europiane mori 184 eurodeputetë, Aleanca Progresive e Socialistëve 139 eurodeputetë, Renew Europe me 80 vende, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë 73 vende, Identity and Democracy Group me 53 vende, Të Gjelbrit kanë marrë 52 eurodeputetë dhe Grupi i Majtë në Parlamentin Evropian me 36 euro deputetë. Ndërkohë, 90 vende janë për partitë e tjera.

 

Ndërkohë, Greqia ka siguruar 21 eurodeputetë, ku Fredi Beleri mori 235 mijë vota duke u renditur i katërti, ndërsa në Shqipëri ndodhet në burg për korrupsion zgjedhor. 7 eurodeputetë kanë dalë nga listat e partisë Demokracia e Re, e kryeministrit Mitsotakis, parti me të cilën kandidoi edhe Beleri. 

 

Blloku Kristian-Demokrat i qendrës së djathtë i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbizotëroi anketat në vendin më të populluar të bllokut me pothuajse 30 për qind të votave. Von der Leyen pritet të marrë mandatin e dytë, ndërsa tha se do t'i drejtohet Liberalëve dhe Socialistëve për koalicion.

 

Grupi konservator i kryeministres italiane Giorgia Meloni fitoi shumicën e votave, duke konfirmuar statusin e saj si partia më popullore në Itali. Partia e Melonit Fratelli d'Italia konfirmon veten si parti e parë, duke arritur në 29%, e ndjekur nga Partia Demokratike që kalon 24%. “Ata na panë që po vinim, por nuk na ndaluan”, tha Meloni , e cila e përkufizoi si “natën më të bukur të politikës”.

 

Ndërkohë në Austri, Partia e Lirisë, e ekstremit të djathtë, duket fituese me mbi 25 për qind të votave. Në Holandë, partia nacionaliste dhe kundër migrimit Geert Ëilders, pritet të fitojë shtatë prej 29 vendeve që i takojnë këtij vendi në Parlamentin Evropian.

 

Një zhvendosje djathtas brenda Parlamentit Evropian mund ta bëjë më të vështirë miratimin e legjislacionit të ri që mund të jetë i nevojshëm për t'iu përgjigjur sfidave të sigurisë, ndikimit të ndryshimeve klimatike ose konkurrencës industriale nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Megjithatë, saktësisht se sa ndikim do të kenë partitë nacionaliste euro-skeptike do të varet nga aftësia e tyre për të kapërcyer dallimet e tyre dhe për të punuar së bashku. 

 

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor në të 27 vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa votuan reth 51% e votuesve./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat