Secondary Adv

Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet

Ditën e djeshme Task Forca ndërinstitucionale për sigurinë në plazhe u ndal në vendin e quajtur “plazhi i madh” në Durrës.

 

Inspektorët kontrolluan nëse subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë bregdetit respektojnë rregullat dhe nëse kanë marrë masa për mbarëvajtjen e sezonit. Nga kontrollet e para është vërejtur se disa prej subjekteve kanë zaptuar hapësirat publike.

 

Oltien Gripshi, Koordinatori i Task Forcës thotë se edhe pse situata është përmirësuar krahasuar me vitet e shkuara, numri i ulët i rojeve bregdetare mbetet sërish problem.

 

Nga “përroi i agait” e deri te “ura e dajlanit” janë afro 50 plazhe publike dhe në secilin prej tyre janë marrë masa për vendosjen e sinjalistikës dhe sigurimin e kushteve për pushuesit.

 

Kjo Task Forcë ndërinstitucionale do të vijojë kontrollet përgjatë gjithë sezonit ndërsa subjektet që do të gjendjen në shkelje do të ndëshkohen me gjobë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat