Secondary Adv

Parlamenti i ri Evropian pritet te vazhdoje mbeshtetjen per zgjerimin e BE

Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në PE nuk është realizuar me gjithë rritjen relativisht të vogël të partive, të cilat i takojnë këtij spektri.

 

Ato parti, të cilat janë konsideruar si parti tradicionale proevropiane, do ta kenë shumicën e madhe edhe në përbërjen e re të Parlamentit Evropian që ka dalë nga zgjedhjet, që për funduan të dielën mbrëma.

 

Nga diplomatët në Bruksel konsiderohet lajm i mirë, si për procesin e zgjerimit, ashtu edhe për raportet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

 

Kjo, sepse edhe në këtë përbërje do të ketë një shumicë të mjaftueshme të deputetëve, të cilët do të vazhdojnë të mbështesin angazhimin e BE-së me këto vende të rajonit, sikurse edhe procesin e integrimit të tyre në BE.

 

Sipas rezultateve që janë bërë të ditura deri më tash – dhe nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim dramatik as kur të bëhen zyrtare dhe përfundimtare – grupimet kryesore politike, me disa ndryshime, i kanë ruajtur pozitat që i kanë pasur edhe më herët.

 

Partia Popullore Evropiane (PPE) pritet të ketë 186 vende, që do të ishte 10 vende më shumë se në përbërjen e fundit.

 

Grupimi socialist S&D do të ketë 135 vende, 4 më pak se në periudhën 2019-2024, Liberalët nga Renew pritet të kenë 79 vende që është për 23 vende më pak se herën e fundit, prandaj mund të konsiderohen si humbës të mëdhenj.

 

Por, së bashku këto tri grupe do të kenë rreth 400 vende në Parlamentin me 720 vende dhe – nëse merren vesh – mund të sigurojnë numrin e votave për vendimet kryesore të BE-së siç ka qenë edhe më herët, përfshirë edhe zgjerimin./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat