Secondary Adv

Rritet numri i turisteve ne Kosove, kater shtetet qe kryesojne

Në prill 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte mbi 47 mijë, prej tyre 36,5%, ishin vendorë dhe 63,4% ishin të jashtëm.

 

Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën, është rritur nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në prill të këtij viti 29 mijë e 833 vizitorë të huaj kanë vizituar Kosovën, e që është një rritje për 43,4 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

 

Ndërkaq numri më i madh i vizitorëve të huaj është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra. “Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Prill 2023) ka rritje të vizitorëve për 43,4%.

 

Në total 29 833 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj”, thuhet në  publikimin e statistikave të hotelerisë për muajin prill 2024.

 

Po ashtu sipas të dhënave të ASK-së në prill 2024, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj në hotele ishte 47 mijë 022, prej tyre 36,5%, ishin vendorë dhe 63,4% ishin të jashtëm.

 

Ndërkaq, krahasuar muajin prill 2024 me muajin prill 2023 (sa ishin 38 289 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 22,8%.

 

Numri i net-qëndrimeve ishte 103 022, prej tyre 45,9% nga vendorët dhe 54,0% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 7 mijë e 240 vizitorë dhe me 28 369 net-qëndrime.

 

Burimi; Monitor https://www.monitor.al/rritet-numri-i-turisteve-ne-kosove-kryesojne-shqiperia-gjermania-turqia-dhe-zvicra/


Më të lexuarat