Secondary Adv

OKB: Izraeli mund te kete shkelur ligjet e luftes ne Gaza

Ushtria izraelite mund të ketë shkelur parimet bazë të ligjeve të luftës duke mos bërë dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve gjatë operacionit të saj ushtarak në Rripin e Gazës.

 

Raporti, i cili analizoi gjashtë sulme izraelite që shkaktuan një numër të madh viktimash civile dhe shkatërruan infrastrukturën civile, deklaroi se forcat izraelite “mund të kenë shkelur sistematikisht” parimet e dallimit të civilëve nga ushtarët dhe masat paraprake për të minimuzuar numrin e viktimave gjatë sulmeve.

 

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, theksoi e ushtria izraelite nuk mori masa për të shmangur apo minimizuar viktimat civile gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat