Secondary Adv

Avancojne punimet ne kampin ne Gjader te Lezhes, ne gusht priten emigrantet e pare

Të nisura prej fundit të muajit mars të këtij viti, punimet në kampin e refugjateve në Gjader të Lezhës kanë avancuar. 

 

Strukturat akomoduese janë ngritur dhe aktualisht po punohet për vendosjen e logjistikes dhe sistemimin e ambienteve të jashtme.

 

Sipas burimeve brenda muajit gusht kampi i refugjateve në Gjader pritet të jetë gati, ndërsa ky investim i shtetit Italian po rigjallëron dhe i jep zhvillim këtij fshati. 

 

Kështu shprehet kryeplaku i Gjadrit Aleksandër Preka, sipas të cilit shumë banor të zonës janë punësuar aty si dhe ka patur rritje të xhiros në bizneset e zonës.

 

Me ngritjen e kampit të refugjateve, Gjadri do të ketë vëmendje dhe sa i përket investimeve kryesisht në infrastrukture dhe rrjetin elektrike thotë kryeplaku Aleksandër Preka.

 

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. 

 

Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat