Secondary Adv

Shqiperia, paga me te uleta ne krahasim me rajonin

Përveç Kosovës, jemi të fundit në rajon për sa i përket pagave të larta. 

 

Ndonëse nuk kemi ende një pasqyrë të pagave mesatre bruto në vendin tonë pas rritjes për administratën që u fut në fuqi më datë 1 korrik,

 

nëse marrim për bazë publikimin e fundit të Institutit të Statistikave për pagën mesatre bruto ku rezulton në 733 euro, vendi ynë është në fund të tabelës së rajonit.

 

Sipas agjencive statistikore për vendet e rajonit rezultonë se Serbia pozicionet e para me një pagë mesatare bruto 1140 euro dhe normën më të ulët të papunësisë ku përditësimi I fundit ishte përpara 2 muajsh,

 

duke vijuar me Bosnjën ku paga bruto arrinë në 1125 euro, Mali I zi me 1042 euro,

 

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova që e mbyll vendin e fundit me 521 euro, ku vlehet për tu përmendur që përditësimi I fundit nga agjencia statistikore e këtij vendi është bërë për vitin 2022.

 

Për sa I përket normës së papunësisë vihet re se Maqedonia e Veriut e ka këtë indikatorë 12.9%, më të lartën në rajon, duke vazhduar me Malin e Zi 11.9%, Bosnja Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Serbia./Burimi: Scan


Më të lexuarat