Secondary Adv

Vota e diaspores, PS depoziton ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend një projektligj në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

 

Në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut, nisma e propozuar nga mazhoranca adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin.

 

Propozimi Ne Kuvend

Në draft përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigranteve që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

 

Gjithashtu, propozimi për formulën e re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Herësi sipas formulës se re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat