Secondary Adv

Hapen regjistrimet per klasat e para dhe te 10-ta, aplikimet ne e-Albania

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen këtë të hënë në portalin e-Albania.

 

Sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në cdo kohë.

 

“Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.”, shkruan ministrja Manastirliu./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat