Secondary Adv

Zgjedhjet ne Himare, ja afatet qe kane partite per tu regjistruar dhe kur nis fushata

4 gushti u caktua si data për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryebashkiak të Himarës.

 

KQZ pritet të miratojë projektvendimin lidhur me afatet që lidhen me regjistrimin e partive, koalicioneve zgjedhore, ngritjen e komisioneve zgjedhore, listat e zgjedhësve, grupet e numërimit si dhe qendrat e votimit, për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.

 

Pas caktimit të 4 gushtit si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryebashkiak të Himarës, tashmë i përket KQZ të miratojë të gjithë procedurën teknike për organizimin e procesit.

 

Në projekt-vendim thuhet se kërkesa për regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet të paraqitet jo më vonë se data 15 korrik.

 

Nëse KQZ i kthen subjektit për plotësim kërkesën, atëherë ai ka 24 orë kohë për të plotësuar dokumentacionin.

 

Ndërkohë përcaktohet se fushata për zgjedhjet e pjesshme nis më 26 korrik, duke vlerësuar si kohë të mjaftueshme për 9 ditë paraqitjen e programeve të kandidatëve apo zhvillimin e fushatës./Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat