Secondary Adv

Punimet ne uren e re mbi Drin, qarkullimi per automjetet behet vetem ne njerin krah

Në urën e të mbi Drin nisi qarkullimi për të gjitha automjetet.

 

Mesa duket do të jetë periudhë provë për disa ditë deri në hapjen zyrtare.

 

Qarkullimi për automjetet po bëhet vetëm në njërin krah të urës me dy sense lëvizje, kjo edhe për shkak të disa punimeve shtese.

 

Ndërkohë hyrja nga Kukësi në Rrugën e Kombit përmes urës së vjetër është bllokuar.

 

Qytetarët e Kukësit dhe të gjithë ata që kane hyrje dalje për Kukës dhe Has do ta kryejnë si proces vetëm rreth rrotullimit te Gostilit.

 

Ura e re mbi Drin plotëson kalimin me katër korsi te gjithë gjatësinë e rrugës se Kombit nga Morini ne Rrëshen duke shmangur edhe problematikat e deritanishme te fluksit te mjeteve ne urën ekzistuese dhe radhët e gjata gjate sezonit.

 

Ura e re ka një gjatësi 310 metër me konstrukt metalik./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat