Secondary Adv

Projekti per monitorimin e trafikut, ja segmentet rrugore qe bllokohen, datat dhe fashat orare

ARRSH njofton se per zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut (200 km), Faza e parë”, do jenë të bllokuara në fasha të ndryshme oraresh disa akse rrugore.

 

Në vijim të punës për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut (200 km), Faza e parë”, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të Informacionit të ndryshueshëm VMS (tabela elektonike), dhe do jenë të bllokuara në fasha të ndryshme oraresh disa akse rrugore.

 

Më datë 10 korrik, do të bllokohet aksi rrugor Baypass Fier, nga ora 03:00 deri në orën 05:00 do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër “Fier- Levan”, dhe më pas në aksin kryesor të Baypass Fier.

 

Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar prandaj do të menaxhohet trafiku sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

 

Njoftimi i plotë: 

 

Në vijim të punës për zbatimin e projektit "Qendra e Monitorimit të Trafikut (200km) Faza e parë", do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të informacionit të ndryshueshëm VMS ( tabela elektronike) në segmentet rrugore:

 

1.Plepa-Kavajë, më datë 09.07.2024 nga ora 23:00 deri në orën 01:00 të datës 10.07.2024, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore duke filluar nga mbikalimi Plepa deri te Nyja e Malit të Robit dhe me tej në aksin kryesor.

 

2.Bypass Fier, më datë 10.07.2024  nga ora 03:00 deri në orën 05:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Levan dhe me tej në aksin kryesor të Bypass Fier.

 

3.Rrogozhinë-Kavajë, më datë 10.07.2024 nga ora 07:00 deri në orën 09:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore përpara mbikalimit të Spilles dhe më tej në aksin kryesor.

 

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

 

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

 

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për këtë devijim.

 

ARRSH./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat