Secondary Adv

Fluksi i turizmit, 9809 sipermarrje te reja ne 6 mujorin e pare te 2024

Në Shqipëri dhe jo vetëm, një nga format që gjenerohen të ardhura janë bizneset.

 

Kryesisht shifrat dhe raportet kanë treguar se shqiptarët eksperimentojnë më shumë me biznese shërbimi, bar kafe apo markete, por në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, si është situata me bizneset e hapura në qarqe?

 

Referuar të dhënave të Open Data, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë hapur 9809 biznese sipas qyteteve. Kryeqyteti kryeson për numrin më të lartë të bizneseve të hapura me 322 të tillë.

 

Por me ardhjen e sezonit dhe bumit turistik qytetet bregdetare janë ato të cilët kanë numrin më të lartë të bizneseve të hapura. Vlora është qyteti i dytë për nga renditja që ka hapur më shumë biznese këtë vit duke shënuar 172, më pas Durrësi me 124.

 

Por si është ky gjashtë mujor krahasuar me mesataren e vitit të kaluar?

Sipas llogaritjeve, turizmi është një ndër sektorët që duket se ka dhënë kontribut të konsiderueshëm dhe në hapjen e bizneseve të reja.

 

Duke e krahasuar me vitin e kaluar, ku në total janë hapur 18.303 biznese në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Dhe nëse do merrnim mesataren e dy gjashtëmujorëve, janë hapur rreth 9151 biznese në secilin gjashtëmujor.

 

Duke e krahasuar me gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shifrat tregojnë që kemi një rritje prej 657 biznese më shumë krahasuar me mesataren e dy gjashtëmujorëve të vitit të kaluar./Burimi: Scan


Më të lexuarat