Secondary Adv

Ankandi i fotovoltaikeve hibrid, 8 kompani fituese, cmimi mesatar 51.3 euro/MWh

Tetë kompani janë klasifikuar si fituese me ofertat e tyre dhënë për ankandin e fotovoltaikëve hibrid të shpallur nga qeveria pak muaj më parë.

 

Në total ishin 9 kompani të cilat kishin kaluar këtë fazë, por Voltalia me ofertën e saj, u klasifikua si kompani rezervë për shkak të tejkalimit të kapacitetit të parashikuar dhe çmimit që ishte në kufi me tavanin e vendosur që e renditi atë të fundit në listimin e ofertave.

 

Oferta me çmimin më të ulët ishte 39.7 euro MWh ndërkohë që mesatarja për të gjithë ofertat ishte 51.3 euro dhe një kapacitet 283. 93 MWH.

 

Por cilat ishin kapacitetet kompanitë dhe çmimet që u dhanë në ofertat e sotme?

 

1 Voltalia s.a shp.k kapaciteti i instaluar 70 MW, çmimi 59.94/ MWh

 

2 Blessed dhe MATRIX Construction kapacitedt 36 MW, 51.00 euro/MWh

 

3 Seman SunPower shpk General Electric dhe agna sha kapaciteti 10 MW oferta 51 euro/MWh

 

4 Aga Solar, Notus energy shpk kapciteti 55.7 MW, çmimi 49.9 MWh

 

5 Solar PV, Gr ALBANIA, Enterprise Albania dhe RAB kapacitet 29.13 MW çmimi 54.8 euro MWh

 

6 JGA consulting, SWiss approval Albania, eterna, Gr Albania 15.2 MW 54.7 euro/MWh

 

7 Smart Gynesh Energy technology, Smart Energy grup dhe Erseka Solar e ndarë në dy lote. Për një kapacitet të instaluar 40.3 MWh 53.53 euro /MWh dhe loti 2 20.2 MWh 56.28 euro/MWh

 

8 Solar park Gjorica, Infotelecom, Adam global Energy për kapacitet 35.6 MWh çmimi 39.7 euro/MWh

 

9 Eco Park grup, Birra Peja Vlorem Energy shpk, Future Energy trading and exhcange Dynamic kapacitet 41.8 MW, çmimi 56.11 euro/MWh.

 

Gjatë ankandit hibrid qeveria ka garantuar vetëm blerjen e energjisë për 15 vite ndërkohë që sigurimi i tokës ka qenë detyrë e vetë kompanive.

 

Kushti për pjesëmarrjen në ankand ka qenë për një kapacite jo më të vogël se 10 MW dhe jo më të madh se 100 MW dhe me një çmim tavan prej 59.97 euro/MW.

 

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë ë shpalljes së fituesve Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belind Balluku tha se ankandet që janë zhvilluar nga viti në vit në funksion të diversifikimit po e rrisin atë por në vazhdim qeveria do të orientohet drejt stimulimit të depozitimit.

 

Po kështu investimet e bëra në mënyrë të vazhdueshme këto vite do të orientohen në zonat ku rrjeti i transmetimit dhe shpërndarjes mund të përballojë këtë ngarkesë. Kjo do të bëhet pas një studimi që MIE do të ndërmarrë në vazhdim.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/ankandi-i-fotovoltaikeve-hibrid-8-kompani-fituese-cmimi-mesatar-51-3-euro-mwh/)


Më të lexuarat