Secondary Adv

Protesta e opozites, ja akset rrugore qe do te bllokohen ne Tirane nga ora 18:00

Opozita ka thirrur sot protestë dhe policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e tubimit që do të mbahet në orën 20:00, përpara Kryeministrisë.

 

Opozita ka thirrur sot protestë (11 korrik) dhe në kuadër të saj policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e tubimit që do të mbahet në orën 20:00, përpara Kryeministrisë.

 

Policia njofton qytetarët se duke filluar nga sot, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

Policia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

 

Nga ana tjetër policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

 

‘Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre, dhe çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.’- njofton policia./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat