Projekti Parku i Artit te Tiranes ne Petrele, godinat ushtarake kthehen ne galeri arti
Në Petrelë do të ndërtohet Parku i Artit të Tiranës.
Projekti për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tashmë tenderin, parashikon adaptimin e strukturave të vjetra, të cilat janë të amortizuara, duke i dhënë një rinovim të plotë dhe duke i përshtatur ato për funksione të reja kulturore.
Ky park do të shërbejë si një qendër të rëndësishme për artin dhe kulturën jo vetëm në zonën e Petrelës, por për të gjithë kryeqytetin, duke ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh për komunitetin lokal dhe për vizitorët.
Praktikisht godinat e vjetra të ish repartit ushtarak do të transformohen për krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për galeri arti, për të praktikuar artin (pikturë, skulpturë, fotografi etj.), për edukim cilësor dhe kushte të favorshme pune, si për punonjësit, ashtu edhe për artistët e grupmoshave të ndryshme, studentët e arteve, vizitorët vendas e të huaj.
Hapësirat duhet të konceptohen për të ekspozuar dhe për të promovuar artin në shumë forma të tij. Kjo përfshin skulptura të mëdha, instalime interaktive, galeri të hapura, hapësira për performanca, dhe ku artistët mund të ushtrojnë profesionin e tyre./Burimi: Scan