Paralajmeron Erdogan: Turqia mund te nderhyje ne Izrael
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia mund të hyjë në Izrael ashtu sikurse në Nagorno-Karabakh dhe Libi.
“Ashtu si hymë në Karabakh dhe Libi, ne do të bëjmë të njëjtën gjë me ta [Izraelin].
Asgjë nuk është e pamundur. Ne duhet të jemi të fortë për të ndërmarrë hapa të tillë,” tha ai kanalit televiziv Halk, shkruan The Times of Israel.
Në këtë mënyrë udhëheqësi turk përsëriti gatishmërinë e tij për të mbështetur Palestinën me çdo mjet.
Erdogan tha gjithashtu se presidenti palestinez, Mahmud Abbas nuk i ishte përgjigjur propozimit të Turqisë për të folur në parlamentin e saj kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po i drejtohej Kongresit të SHBA më 24 korrik.
Duke iu drejtuar seancës së përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA më 24 korrik, Netanyahu tha se operacioni ushtarak në Rripin e Gazës do të përfundonte pasi Hamasi të dorëzonte armët dhe të lironte pengjet.
Ai bëri thirrje për krijimin e një aleance sigurie në Lindjen e Mesme si NATO për të kundërshtuar kërcënimin në rritje iranian./Burimi: abcnews.al