Ekonomia e Eurozones u rrit me 0.3 per qind gjate tremujorit te dyte
Ekonomia e Eurozonës u rrit me më shumë se sa pritshmëritë në tremujorin e dytë.
Duke u zgjeruar me 0.3 % dhe duke zbutur frikën se rimëkëmbja e sapolindur në bllok mund të mbarojë.
Shifra e rritjes së produktit të brendshëm bruto (PBB) 0.3 %, ishte mbi parashikimet e ekonomistëve, të cilët prisnin që rritja të ngadalësohej lehtësisht, në 0.2 %.
Në qershor, Banka Qendrore Europiane u bë banka e parë qendrore kryesore, që filloi të ulë normat e interesit.
BQE parashikoi se kërkesa do të rimëkëmbej në mënyrë të qëndrueshme në bllok këtë vit, pasi inflacioni u ngadalësua, pagat vazhduan të rriteshin dhe tregtia globale u rrit.
Megjithatë, anketat e fundit të biznesit kanë treguar se ekonomia e Eurozonës është ndikuar nga tensionet gjeopolitike, rritja më e dobët globale dhe besimi i brishtë i konsumatorëve.
Në shifrat e publikuara, ekonomia gjermane ndikoi pjesën tjetër të bllokut, me rënien e prodhimit me 0.1 % në tremujorin e dytë.
Agjencia federale e statistikave tha se rënia reflektoi investime më të ulëta në pajisje dhe ndërtesa. Ekonomia e Italisë gjithashtu u ngadalësua në 0.2 %, ku rritja në shërbime kompensoi dobësmin në industri dhe bujqësi.
Megjithatë, ekonomia franceze u rrit pak më shpejt se sa pritej, me 0.3 % në tre muajt deri në qershor, kryesisht për shkak të një nxitjeje nga tregtia e jashtme, ndërsa performanca e tremujorit të parë të Francës u rishikua gjithashtu deri në 0.3 %.
Ekonomia e Spanjës vazhdoi të përcaktonte ritmin, duke u rritur me një ritëm më të shpejtë se parashikimi ,prej 0.8 % në tre muajt deri në qershor, falë shpenzimeve të forta konsumatore dhe eksporteve.
Analistët shqetësohen se zgjedhjet parlamentare të pasigurta të Francës, do të krijojnë një vakum politik në zemër të Europës, duke penguar përpjekjet për të reduktuar nivelet e larta të borxhit dhe deficitit, duke ndikuar besimin e konsumatorëve dhe duke rënduar mbi investimet e biznesit.