Secondary Adv

Shetitore dhe rruge e re tek Plazhi i Vjeter ne Vlore, FSHZH hap tenderin

Një shëtitore me gjatësi 426 metra dhe një rrugë 357 metra do të ndërtohen në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

 

Autoriteti kontraktor Fondi Shqiptar i Zhvillimit(FSHZH) hapi në sistemin e prokurimeve një tender me objekt “Ndërtimi i rrugës dhe vazhdimi i shëtitores bregdetare në plazhin e vjetër Vlorë” me një fond limit 166 milionë lekë apo 1.6 milionë euro.

 

Sa i takon rrugës sipas raportit teknik projekti në fjalë parashikon ndërtimin e një segmenti rrugor me gjatësi 357.3 m linear, i cili lidh rrugën “Gavril Dara” me zgjatimin e rrugës “Trans- Ballkanike” deri në port ,e cila kjo e fundit është në ndërtim. Rruga ka dy korsi kalimi 3.5 m secila.

 

Gjithashtu rruga e propozuar ka në plan nga të dyja anët e rrugës gjelbërim. Referuar dokumentit që shoqëron procedurën nënvizohet shëtitorja do të ketë të integruar edhe korsi biçikletash.

 

“Projekti ne fjale parashikon ndërtimin e shëtitores bregdetare ne plazhin e vjetër të Vlorës me një gjatësi 426.5 m linear. Projekti parashikon që shëtitorja ka një gjerësi 7 m.

 

Gjithashtu shëtitorja e propozuar ka në plan dhe një korsi biçikletë me gjerësi 3 m e pozicionuar në pjesën veriore. Përgjatë shëtitores janë parashikuar dhe vendosja e stolave me beton arkitektonik të bardhë granulate deri në 50 mm.

 

Ka të parashikuar dhe pjesën e shkalleve të pozicionuar nga pjesa jugore (ana e plazhit) me përmasa 0.16 X 0.36 m. Shëtitorja paraqitet me ndriçim në gjithë vazhdueshmërinë e saj.

 

Tipi i ndriçuesve jepet në projektin elektrik. Gjithashtu do të jetë e shoqëruar gjatë gjithë saj me gjelbërim” thuhet në raportin teknik të projektit.

 

FSHZH ka specifikuar se afati për paraqitjen e ofertave lidhur me këtë procedurë është deri në datën 16 tetor, kohë gjatë së cilës operatorët ekonomikë mund të shprehin interesin e tyre.

 

Kompanitë duhet të plotësojnë një sërë kushtesh ndër të tjera kapacitetin ekonomik dhe financiar për disa vite./Burimi: Monitor https://monitor.al/shetitore-dhe-rruge-e-re-tek-plazhi-i-vjeter-ne-vlore-fshzh-hap-tenderin/


Më të lexuarat