Secondary Adv

Tirana 1 - Zogu i Zi, 357 mln lekë për linjën e re kabllore 110kV, OST hap tenderin

Operatori i Sistemit te Transmetimit OST ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës kabllore 110 kV Tirana 1-Zogu i Zi, si dhe trakti përkatës në N/St. Tirana 1. 

 

Ky projekt ka një fond limit prej 357 milionë e 180 mijë lekë.

 

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, synimi është garantimi i qëndrueshmërisë të Sistemit Energjitik, si dhe siguria e furnizimit me energji elektrike në tensionet e larta.

 

Projekti do të bazohet në zbatimin e rreptë të rregulloreve të Sigurimit Teknik dhe të Shfrytëzimit Teknik të Nënstacioneve dhe Linjave të Sistemit Energjitik.

 

Ndërkohë, sistemi i tokëzimit dhe instalimet do të projektohen dhe do të ndërtohen në përputhje me standardet e referuara, si dhe do të jetë në përputhje me publikimin e Institutit Elektrik dhe Elektronik të Inxhinierëve.

 

Projekti pritet të kontribuojë në përmirësimin e insfrastrukturës energjitike dhe të sigurojë rritjen e kapaciteteve të transmetimit të energjisë në kryeqytet.

 

Kohëzgjatja e kontratës apo afati për zbatimin e saj është 18 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.

 

Ndërkohë, afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është deri më datë 03.12.2024 ora 10:00. /Scan


Më të lexuarat